Në vitin 2022 me “letra” u punësuan 435 mijë e 320 persona

435 mijë e 320 persona zyrtarisht ishin të punësuar me letra në vitin 2022. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se nga kjo shifër 120 mijë e 301 persona i takojnë moshës 24-34 vjeç. Ndërsa vitin e 2021 numri i përgjithshëm i të punësuarve ishte 427 mijë e 266 punonjës. Burimi i informacionit sipas ASK-së është Administrata Tatimore e Kosovës./IndeksOnline/
