Eutanazohet gruaja që vrau pesë fëmijët e saj

Gruaja belge që vrau pesë fëmijët e saj është eutanizuar me kërkesën e saj, 16 vjet pas vrasjeve.
Genevieve Lhermitte vrau djalin dhe katër vajzat e saj, nga tre deri në 14 vjeç, në qytetin Nivelles më 28 shkurt 2007, ndërsa babai i tyre ishte larg.
Më pas ajo u përpoq të merrte jetën e saj, por dështoi dhe përfundoi duke thirrur shërbimet e urgjencës për ndihmë, raporton BBC.

56-vjeçarja u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, përpara se të transferohej në një spital psikiatrik në vitin 2019,.
Në Belgjikë ligji lejon që njerëzit të zgjedhin të eutanizohen nëse mendohet se vuajnë nga vuajtje “të padurueshme” psikologjike, dhe jo vetëm fizike, që nuk mund të shërohen., shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Personi duhet të jetë i vetëdijshëm për vendimin e tij dhe të jetë në gjendje të shprehë dëshirën e tij në një mënyrë të arsyetuar dhe të qëndrueshme.