75 Mall Live Search
17:34 / E Premte, 03 Mars 2023 / Gj. Sh

Garnacho merr ftesë nga kombëtarja e Argjentinës

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho, është ftuar për herë të parë nga kombëtarja e Argjentinës.

Trajneri, Lionel Scaloni, ka bërë publike listën e futbollisteve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Panamasë, ku është edhe talenti 18-vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Garnacho ishte në dyshim se për cilën kombëtare do të luante pasi ka dy shtetësi, atë të Spanjës dhe Argjentinës.

Por ylli i Unidet pas ftesës nga kampionët e botës, ka vendosur të pranoj të luaj për Albicelestët.

Ndeshja miqësore mes Argjentinës dhe Panamasë zhvillohet më 23 mars./IndeksOnline/