75 Mall Live Search
23:23 / E Premte, 03 Mars 2023 / MSH

Xhuli shpërthen në lot: Vedati të kërkojë falje ose nuk mund të jetoj nën një çati me të (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka shpërthyer në lot gjatë mbrëmjes së sotme Prime, pasi nisi tema e “Komandantes së Dubait”, një nofkë me të cilën atë e etiketoi Vedati në darkën e të nominuarve.

Xhuli ia ka përmendur Vedatin edhe videon e famshme të tij dedikuar pikërisht fenomenit famëkeq “Dubait”, derisa ka kërkuar nga ai falje publike.

Xhuli ishte sa e ashpër, aq edhe sensitive derisa po zhvillonte përplasjen e saj me Vedatin.