75 Mall Live Search
08:17 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / Gj. Sh

Kurti mban mbledhje komemorative në nderim të Nazmi Mikullovcit

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti do të mbajë mbledhje komemorative në Bibliotekën Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës në derim të veprës së Nazmi Mikullovci, njofton zyra e Kryeministrit.

Mikullovci, i cili vdiq të premten ishte kryesues i bordit të AKP-së dhe ish-drejtor i “Trepçës”, e poashtu edhe ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Mbledhja komemorative fillon në orën 16:00.