75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / Gj. Sh

Kampionët Haxhi Krasniqi e Shefat Isufi sot flasin para gazetarëve kosovarë

Bokserët Robin Haxhi Krasniqi dhe Shefat Isufi, sot do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të mbajnë një konferencë për media.

Ata do të flasin për suksesin e tyre në Audi Dome, München, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur, promoteri dhe organizatori i ngjarjes në Audi Dome München, Burim Hazrolli.

Ai ka njoftuar se do të jep detaje edhe nga eventi i radhës organizohet nga HSP – Hazrolli Sport & Performance.

Konferenca do të mbahet neser në oren 13:00 në Hotel Emerald.

Njoftimi i plotë:

Pas triumfit në Audi Dome, München, kampionët po vijnë në Kosovë. Neser do te jemi bashkë me Robin Haxhi Krasniqi & Shefat Isufi në konference per media kombetare, qe shfrytezoj rastin edhe ti falenderoj per punen dhe mbulimin e Profi Box Gala.

Si promotor dhe organizator i kesaj ngjarjeje, qe theu disa rekorde në nje natë te vetme, deshiroj te falenderoj çdonjërin që e bëri të mundur këtë ngjarje madhështore në Audi Dome München, ku për herë të parë bokësuan 6 boksier shqiptar.

Neser, gjithashtu do të prezantojme dhe detaje nga eventi I radhës që organizohet nga HSP – Hazrolli Sport & Performance

Ju faleminderit, mediat i presim neser në oren 13:00 në Hotel Emerald./IndeksOnline/