Drita i rikthehet fitoreve, Gjilani e Drenica marrin nga tre pikë

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita i është rikthyer fitoreve, ku ka mposhtur në shtëpi Llapin me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Ishte një autogol i Kushtrim Shabanit në minutën e 46-të dhe një gol i shënuar nga Almir Ajzeraj, që i sollën fitoren skuadrës gjilanase.
Drenica ka fituar derbin e skuadrave të fundit në tabel, ku ka mposhtur Ferizajin me rezultat 1-0.
Tre pikë skuadrës së Drenicës ia solli Bintsouka Koxy, me golin e shënuar në minutën e 55-të.
Fitore ka shënuar edhe skuadra e Gjilanit, ku ka mposhtur në udhëtim Dukagjinin me rezultat 1-0.
Golashenues në këtë përballje ishte Mevlan Zeka në minutën e fundit të pjesës së parë 45+2./IndeksOnline/