75 Mall Live Search
19:40 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / Gj. Sh

Krasniqi: Lutem që mos ta përfundoj karrierën pa boksuar në ”Fadil Vokrri”

Një javë më parë, boksieri kosovar Haxhi Krasniqi, ishte rikthyer në ring, ku mposhti boksierin belg, Timour Kharkohev.

Një vit e gjysmë pas, Krasniqi boksoi në Audi Dome, në München, ku pati mbështetje të madhe nga shqiptarët që jetojnë në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse kishte mbështetje të madhe, Krasniqi në një intervistë për IndeksOnline tha se ëndërr e tij është të boksoj para publikut kosovar, në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë.

Ai tha se tashmë kanë nisur kontaktet me Ministrinë e Kulturës dhe Sportit, dhe shpreson që vitin e ardhshëm të boksoj vendlindje.

‘’Është kanë ëndërr e imja që shumë e shumë vite edhe normal që edhe këtu këna filluar kontaktet me Ministrinë e Sportit, shpresoj që këtë vit apo vitin tjetër të ndodh dhe lutemi që mos ta përfundoj karrierën pa e bo një ndeshje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’’ këtu në Prishtinë, kam qejf shumë që edhe edhe ato emocione ti përjetojë nën ajrin e atdheut’’, deklaroi Krasniqi për IndeksOnline.