Liverpuli përballë Manchester United, formacionet e mundshme
Sot do të zhvillohet derbi më i zjarrtë në futbollin anglez.
Liverpuli do të jetë nikoqire e Manchester United në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premier Ligës, shkruan IndeksOnline.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë tre pikë nga kjo përballje, duke tentuar të ruajn ecurin pozitive në kampionat.
Trajneri Jurgen Klopp, edhe në këtë ndeshje nuk mund të llogaris në shërbimet e Luis Diaz, Thiago Alcantara, Joe Gomez dhe Arthur Melo.
Virgil van Dijk dhe Ibrahima Konate pritet të jenë dyshja mbrojtëse e Liverpulit, kapiteni Henderosn pritet të nis nga fillimi ndeshjen, ndërsa treshja sulmese më shumë gjasë do të jetë Salah-Nunenz-Jota.
Te United, Sancho dhe Luk Shaw janë rikthyer nga lëndimi, ky i fundit pritet ta nis ndeshjen nga fillimi, ndërsa minuta do të ketë edhe për Sanchon.
Casemiro do të jetë lider i mesfushes, kurse në sulm tekniku holandez do të startoj me Fernandezm Rashford e Weghorst.
Ndeshja zhvillohet në ”Anfield” më fillim nga ora 17:30.
Formacionet e mundshme:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Bajcetic, Henderson; Salah, Jota, Nunez.
Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Fernandes, Rashford; Weghorst./IndeksOnline/

