Sot nëntë vite që kur Kosova zhvilloi ndeshjen e parë pas pranimit në FIFA

Data 5 mars është shkruar në histori të futbollit kosovar.
Pikërisht nëntë vite më parë, Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, zhvilloi ndeshjen e parë pas pranimit në FIFA, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja miqësore Kosova – Haiti, u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, ku rezultati përfundimtar ishte 0-0.
Stadiumi ishte i mbushur me tifozë, ndërsa në këtë sfidë ishin pezent, legjenda e futbollit dhe ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ish-kryeministri, Hashim Thaçi dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga./IndeksOnline/