75 Mall Live Search
12:15 / E Diele, 05 Mars 2023 / Gj. Sh

Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, formacionet zyrtare

Superliga e Kosovës në futboll, sot vjen me dy ndeshje tepër interesante në kuadër të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.

Derbi i javës do të zhvillohet mes Prishtinës dhe kampionit aktual Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Kryeqytetasit duan të vazhdojnë me fitore pas triumfit në Podujevë, por kanë përballë kampionin në fuqi të Kosovës.

Në anën tjetër Ballkani pas barazimit me Dukagjinin kërkojnë të rikthehen te fitoret në kampionat.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan më fillim nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare: 

Prishtina: Kolaj, Bytyqi, pllana, Useini, Mici Hamiti, Pefqeli, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Blesa.

Ballkani: Ljuljanovic, Ar. Thaqi, Jashanica, As.Thaqi, Potoku, Dellova, Kuc, Emerllahu, Korenica, Gripshi, Rrahmani. /IndeksOnline/