75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 06 Mars 2023 / AR

Digjet lokali i Fifit

Ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja kosovare Fifi, zbuloi se është futur në një tjetër biznes.

Ajo është bërë me një lokal të ri, duke u shprehur se po kalon goxha kohë edhe me investime.

Por, duket se e ka kapur syri i keq.

Me një video në “Instastory”, publikoj tualetin e lokalit e cila është kapluar nga zjarri.

“Na kaploi syri i keq” shkroi artistja krahas videos./Indeksonline/