14 vite diferencë në moshë, Dua kapet mat duke u puthur me të dashurin

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, tregon se “One Kiss është gjithçka që duhet” teksa flet pë të dashurin e saj të ri.
27 vjeçarja u pa duke u përqafuar me regjisorin francez, Romain Gavras, 41 vjeçar, në prapaskenë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës në Paris, transmeton Indeksonline.

Ata u fotografuan të kapur dorë për dore teksa largoheshin nga ngjarja.

‘The Sun’ të dielën tregoi se si Romain vite më parë ishte në lidhje me rivalen e muzikës së Duas, Rita Orën./Indeksonline/

