75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 07 Mars 2023 / L K

Zhduket një femër në Pejë

Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar se para dy dite një femër është zhdukur.

Familjarët kanë raportuar se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.

“Me 06.03.2023 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK-ja, përcjell IndeksOnline.