75 Mall Live Search
18:19 / E Martë, 07 Mars 2023 / k.v

Nata e zjarreve/ Mijëra qytetarë shkojnë në Prekaz (Foto)

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. 

Përmes ndezjes së flakadanëve, u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.

Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë, raporton rtk.

Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.