75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 07 Mars 2023 / C E

Benfika tregohet e ‘frikshme’, E demolon Club Bruggen

Benfika është skuadra e parë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra portugeze në ndeshjen e kthimit ka mposhtur Club Brugge me rezultat 5-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Rafa Silva në minutën e 38-të. Ai u pasua me dy gola të Goncalo Ramos (45+2’ & 57’).

Joao Mario (71’) dhe Neres (77’) shënuan dy golat tjera për skuadrën e Benficës.

Golin e vetëm për belgët e shënoi Meijer në minutën e 87-të të ndeshjes.

Benfica kështu bëhet skuadra e parë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për këtë sezon. /IndeksOnline/