75 Mall Live Search
23:09 / E Martë, 07 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Mehaj në Prekaz: Nga këtu marrin gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona

Ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pas përfundimit të Epopesë së UÇK-së, mbrëmjen e kanë kaluar në kullën e Jasharajve.

Ai tha se, fjalët dhe porositë e bacës Rifat, mbajmë me vete çdo here.

Njofimi I plotë:

Mbrëmjen sonte pas përfundimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e kaluam në kullën e Jasharajve.

Fjalët dhe porositë bacës Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme.

Nga këtu marrin gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona.