75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / MSH

“Marshojmë, s’festojmë”- Motoja e sivjetme bën thirrje për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” do të marshojë sot me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas.

Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë (ora 10:00) dhe pas grumbullimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në orën 12:00, vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.

“Sikundër çdo 8 mars, edhe këtë vit ne organizohemi në protestë kundër sistemit shtypës patriakalo-kapitalist, heteronormativ, transfob e racist. Bashkë marshojmë e revoltohemi meqë refuzojmë t’i dorëzohemi një sistemi i cili dhunon e vret vajza e gra cis e trans. Organizohemi nga kuzhinat, vendet e punës, shkollat e fakultetet, qytete e katune dhe e denoncojmë këtë sistem i cili vazhdon të na shfrytëzojë e dhunojë” thuhet në njoftimin e kolektivit.