APK: Për mos deklarim 75 zyrtarë publik janë proceduar në prokurori

Afati ligjo për deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsion (APK), ka filluar më 1 mars të këtij viti. Deri sot në këtë agjencion e kanë deklaruar 30 zyrtarë publik pasurinë. Këtë e ka bërë të ditur Lumnije Demi zëdhënëse e APK-së. Kjo e fundit ka treguar se obligim ligjor për deklarimin e pasurisë e kanë 4700 zyrtarë. Sipas saj, agjencia gjatë vitit 2022 në procedurë të hetimeve paraprake sa i përket mos deklarimit të pasurisë APK-ja i ka trajtuar gjithsejtë 125 raste, prej tyre 75 janë përcjell për procedim të mëtutjeshëm në institucionet kompetente.
“Gjatë vitit 2022 në procedurë të hetimeve paraprake sa i përket mos deklarimit të pasurisë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka trajtuar gjithsejtë 125 raste, prej tyre 75 janë përcjell për procedim të mëtutjeshëm në institucionet kompetente”, ka thënë Demi për “IndeksOnline”.
Sipas saj, procesi i deklarimit vjetor të pasurisë ka nisur të realizohet konform Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, deri tani deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë e kanë bërë rreth 30 zyrtarë publik.
Ajo ka shtuar se në lidhje me deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka dërguar të gjitha informatat në institucionet publike dhe ka kërkuar që raportimi i pasurisë vjetore në pajtim me kërkesat ligjore dhe udhëzimet e APK-së.
“Nga informatat që posedon aktualisht Agjencia, numri i zyrtarëve publik që janë të obliguar ta deklarojnë pasurisë është mbi 4700 zyrtarë, megjithatë bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore Agjencia është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët kontaktues të institucioneve publike për të siguruar listat e të gjithë zyrtarëve që kanë për obligim deklarimin e pasurisë”, ka thënë Demi./IndeksOnline/