75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 09 Mars 2023 / LB

Rama nënshkruan një projekt të rëndësishëm për Prishtinën, do të përmirësohet cilësia e ajrit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar një projekt të rëndësishëm për Prishtinës lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Rama e ka vlerësuar këtë projekt si ndër më të rëndësishmit për Prishtinën.

“Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, ka shkruar ndër të tjera Rama.

Postimi i plotë:

23.2 milionë EUR nga BERZh për #Solar4Kosovo – një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën.

Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë ☀️, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit 🍀

Faleminderit @ebrd_official, një nga partnerët tanë kryesor drejt #prishtinaegjelbër💚 dhe @fisnikhosmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në gjithë qytetin 🙏🏻