75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 09 Mars 2023 / L K

“Drita jeshile” nga BE-ja për heqjen e vizave/ Pozitë dhe opozitë “Vendim i vonuar”

Ditën e sotme Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian Rrezarta Krasniqin ka folur për IndeksOnline ku vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës e vlerësojë të vonuar padrejtësisht nga partia në pushtet.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën, është një lajm i jashtëzakonshëm, ndonëse i vonuar padrejtësisht, por edhe për shkak të pengesave që ka bërë në këtë proces partia që sot është në pushtet”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja e LDK-së u tregua optimiste që nuk do të ketë më pengesa nga Parlamenti Evropian.

“Tani Parlamenti Evropian do ta thotë fjalën e vet, por duke e ditur përkrahjen e tyre të ofruar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, jam shumë optimiste se nuk do të kemi pengesa tjera për të lëvizur lirshëm në vendet e BE-së. .Nuk besoj se do të ketë kushte të reja në finalizimin e këtij procesi të vonuar për qytetarët tanë. Me hyrjen në funksion të ETIAS, më së voni deri më 1 janar 2024, qytetarët do të mund të lëvizin pa viza”, theksojë Kryetarja e Komisionit për IndeksOnline.

Ndërsa, Deputeti nga radhët e LVV-së Driton Hyseni vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së e konsideroj si lajm shumë të mirë për qytetarët e vendit.

“Edhe pse si lajm i vonuar për më shumë se një dekadë. Shtetasit e Kosovës po e fitojnë një të drejtë që të gjithë qytetarët e rajonit e gëzojnë vite e vite më parë, po e fitojmë pas një kohe shumë të gjatë pritjeje. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, e të Serbisë që nga viti 2009 gëzojnë një privilegj të tillë, ndërsa qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës që nga viti 2010”, tha ai për IndeksOnline.

Hyseni tregoj se si anëtar i Komisionit për Integrim Evropian nuk kanë pranuar asnjë indikacion se gjatë rrugës drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të ketë ndonjë kusht tjetër.

“Në të gjitha kontaktet e takimet që ne si deputet anëtar të Komisionit për Integrim Evropian kishim me instanca të ndryshme të mekanizmave te BE-së, nuk kemi pranuar ndonjë indikacion se gjatë rrugës qe ka mbetur, do të mund të kemi ndonjë kushtëzim sa i takon përmbylljes me sukses të procesit të liberalizimit të vizave, i cili është vendosur të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV-së gjithashtu tha se presin në muajin prill sipas agjendës së Parlamentit Evropian për periudhën 17-20 prill, të kenë miratimin final dhe mandej procesin e nënshkrimit dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

Hyseni theksojë se qytetarët e Republikës së Kosovës kanë shpenzuar shuma marramendëse me vite për një udhëtimi në zonën Shengen.

“Shpenzime marramendëse janë bërë vite me radhë e bëhen edhe sot qe qytetaret e Kosovës te pajisën me një vize udhëtimi ne zonën Shengen. Shpenzime te shumta të ndërlidhura me kompletimin e dokumentacionit për vizë, shpenzimet bankare, shpenzime për sigurime shëndetësore”, vijojë Hyseni.

Kujtojmë së, Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare./IndeksOnline/