75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 10 Mars 2023 / mp

FSK shumë shpejt me Avokat të saj, këta janë tre kandidatët që synojnë këtë pozitë

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), shumë shpejt pritet ta kenë institucionin e Avokatit. Për herë të parë nga themelimi i FSK-së, personeli ushtarak do të kenë institucionin juridik. Avokati i FSK-së pritet të zgjidhet këto ditë në Kuvendin e Kosovës. Kandidatë në listën e ngushte janë: Hilmi Jashari, Fadil Hadergjonaj dhe Fetah Zejnullahu dhe pritet qe së shpejti te procedohen për votim ne Kuvend.

Anton Quni anëtar i komisionit parlamentarë për  Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë për “IndeksOnline”, se është herë e parë që Kosova themelon ketë institucion pra Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ky institucion do të ndihmojë proceset demokratike, mirëqeverisjen, avancimin e të drejtave të personalit ushtarak dhe sundimit te ligjit ne Forcën e Sigurisë dhe do te fuqizojë mbikëqyrjen parlamentarë te FSK-së, transparencën dhe llogaridhënien. Krejt këto janë ne funksionin te bërjes se FSK-së ushtri me standarde dhe vlera të NATO-s”, tha Quni.

Ai po ashtu ka treguar se kush janë kandidatët në listën e ngushtë që do të udhëheqin me këtë institucion. “Kandidate ne listën e ngushte janë: Hilmi Jashari, Fadil Hadergjonaj dhe Fetah Zejnullahu dhe pritet qe së shpejti te procedohen për votim ne Kuvend”, tha Quni. /IndeksOnline/