75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 10 Mars 2023 / L K

Lajçak vazhdon takimet e sotme, pritet nga Haradinaj

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar takimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, këtë të premten, ai do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, për të diskutuar rreth implementimit të planit evropian.

“Arsyeja kryesore e këtij takimi është që të shoh dhe të marrë informacione se si Kosova e sheh implementimin”, ka thënë ai, të enjten, pas vizitës me kryeministrin Kurti.

Kujtojmë se Miroslav Lajçak është takuar, gjatë të enjtes, edhe me presidenten Vjosa Osmani, takim të cilin e ka cilësuar konstruktiv për procesin e dialogut.