75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 10 Mars 2023 / B O

Nuk do të ketë koalicion me demokratët, Meta i shkon Berishës në zyrë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraditen e sotme ka shkuar në ambientet e selisë blu. I shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili, Meta pritet të takohet me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky takim vjen ditë pasi, Partia e Lirisë bëri publike listën me kandidatët e Këshillit Bashkiak për Tiranën, ku në të nuk ishte asnjë emër nga emrat e Berishës.

Ditën e djeshme pak orë pasi KQZ shpalli publikisht se njihte Lulzim Bashën si kryetar të PD, lideri i partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp.

Ai deklaroi se PL do të hyjë në zgjedhje me listën e saj për këshillat bashkiakë duke e shoqëruar këtë fakt edhe me leximin e disa prej emrave.

Kjo do të thotë se koalicioni i përfolur mes tij dhe Berishës si në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit nën siglën e Shtëpisë së Lirisë nuk do të realizohet.