75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 10 Mars 2023 / B O

Mësohet shtetësia e viktimave në Gjermani, autorit iu gjetën pesë armë të tjera

Ralf Anders, kreu i zyrës së prokurorit publik ka zbuluar detaje të reja për krimin e ndodhur mbrëmë në Hamburg.

Në njoftim thuhet se në momentin kur autori i krimit, Philip ka hedhur zjarr kanë qenë të pranishëm rreth 50 persona, shkruan Indeksonline.

“Disa nga forcat speciale ndodheshin në afërsi të vendit të krimit dhe për këtë arsye mundën të ndërhynin me shpejtësi. Më pas oficerët goditën derën me shkelma. Rreth 50 persona ishin në dhomë. Shërbimet e urgjencës kanë vëzhguar sesi një person ka ikur në katin e parë. Ndërhyrja e shpejt e policisë ka bërë që mos të ketë më shumë viktima. Janë të konfirmuara tetë viktima, përfshirë edhe autorin. Mes viktimave është edhe një fëmijë i palindur i cili u godit në bark. Gruaja ishte në muajin e shtatë. Krimi ka ndodhur rreth orës 21:00. Ndërtesa u përdor nga kongresi i Dëshmitarëve të Jehovait. Katër minuta pas thirrjes së parë të urgjencës, shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje. Ndërhyrja e shpejtë ka ndërprerë krimin. Të gjithë të vdekurit janë shtetas gjermanë.Të plagosur kanë mbetur edhe tetë persona, katër prej të cilëve janë të plagosur rëndë. Autorit i janë gjetur edhe pesë armë të mbushura dhe municione të tjera” thuhet në njoftimin e prokurorit publik të Hamburgut./Indeksonline/