E pabesueshmja ndodh në Shqipëri, futbollistët e Kukësit bëjnë huqjen e vitit!

Kukësi po përballet me Bylisin sfidën e javës së 25-të të Superiores, me të dyja skuadrat që luajnë një duel mbijetese.
Verilindorët po kalojnë një moment mjaft të mirë së fundmi, duke dalë momentalisht nga zona e ftohtë dhe për këtë arsye kërkojnë vazhdimësinë.
Kur po kalon minuta e 81-të, rezultati atje është 2 me 0, transmeton GazetaBlic.
Megjithatë, një moment i pabesueshëm ndodhi tek minuta e 71-të, atje ku tre lojtarë të Kukësit lëshuan një rast të jashtëzakonshëm për të shënuar gol.