75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 10 Mars 2023 / indeksADMonline

Shtyhet rikthimi i N’Golo Kante, Potter: Jo, jo ende s’është gati!

Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur rreth rikthimit të mesfushorit francez, N’Golo Kante në fushën e gjelbër.

Kante është rikthyer në stërvitje të plotë me Blutë pas një kohe tejet të gjatë.

Por, francezi nuk do të rikthehet në fushë gjatë këtij vikendi, ku Chelsea luan ndaj Leicester Cityt në stadiumin ‘King Power’.

“Jo, jo ai nuk është gati. Ne po punojmë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Evertonit”, ishin fjalët e Potter gjatë konferencës për media

Nesër nga ora 16:00, Chelsea luan ndeshjen e rëndësishme në Premier League ndaj Leicester Cityt. Kujtojmë që gjatë kësaj jave ekipi londinez siguroi kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League.