75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 10 Mars 2023 / MSH

Ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite feston 17 Shkurtin më 10 mars!

Gati një muaj me vonesë, Ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite ka njoftuar se e kanë festuar pavarësinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada në Riad ka njoftuar sot se ka organizuar pritje, vetëm shtatë ditë para se të bëhen një muaj nga 15 vjetori i pavarësisë.

May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 1 person

“Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku tha se udhëtimi i Republikës së Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë, ishte i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.