75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 11 Mars 2023 / MSH

Reshjet në Podujevë, Bulliqi: Situata është e menaxhueshme

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar për situatën pas reshjeve në këtë komunë.

Ai ka deklaruar se reshjet e shiut që nga dita e djeshme e kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimin në komunikacion.

Për të përcjell nga afër gjendjen, Bulliqi  ka njoftuar se ka vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.

“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, ka shkruar ai në Facebook.