75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 11 Mars 2023 / C E

Firminho mund t’i bashkohet Barcelonës

Mesfushori i avancuar i Liverpulit, Roberto Firmino, ka zyrtarizuar divorcin e tij me “The Reds” në fund të sezonit dhe do të kërkojë një sistemim të ri.

Sipas mediave spanjolle, braziliani, i cili ka shkëlqyer me Liverpulin, duke fituar një titull në Premier Ligë dhe Ligën e Kampioneve, po planifikon të ardhmen e tij, që mund të jetë pikërisht në Spanjë.

“Mundo Deportivo” dhe “Sport” kanë bërë me dije se Firmino i është ofruar Barcelonës.