Arsenali s’po njeh kundërshtarë, po i ka hije vendi i parë

Arsenali ka rikthyer përsëri diferencën e pikëve me Manchester City.
Topçinjtë kanë mposhtur Fulhamin me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së 27-të të Premierligës.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.
Gabriel (21’), Martinelli (26’) dhe Odegaard (45+2’) ishin realizatorët në këtë sfidë.
Në të tre golat asistues ishte Leandro Trossard.
Me këtë fitore, Arsenli është në krye të tabelës me 66 pikë, pesë më shumë se Manchester City. Fulham mbetet në vendin e tetë me 39 pikë. /IndeksOnline/