75 Mall Live Search
21:36 / E Diele, 12 Mars 2023 / C E

FHK falënderon shqiptarët për përkrahje në Bosnjë, nuk harron as tifozët vendas pas mesazhit që shfaqen sot

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka falënderuar shqiptarët që përkrahen Kombëtaren e Kosovës sot në Tuzllë.

“Dardanët” u përballen me Bosnjë-Hercegovinën në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Vendasit triumfuan me rezultatin 25:18, duke ia shuar kështu shpresat Kosovës për një kualifikim.

FHK ka falëndruar shqiptarët që ishin të pranishëm në palestër sonte, duke shkruar: “Falenderojmë shqiptarët e Tuzllës dhe qyteteve tjera të Bosnjë-Hercegovinës për përkrahjen në palestër”.

Në fillimin e ndeshjes u shfaq një mesazh nga tifozët boshnjakë, që mori vëmendje gjithashtu.

“Mirë se vini lojtarë, Kosova e pavarur”, thuhej në mesazhin e shfaqur nga tifogrupi “BHFanaticos”.