75 Mall Live Search
09:54 / E Hënë, 13 Mars 2023 / L K

Arrestohet serbi në Kamenicë, kreu vjedhje të rendë në dy lokale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, pasi i njëjti kishte kryer veprën penale ‘Vjedhje e rendë’, në fshatin Topanicë, Kamenicë.

I dyshuari pasi kishte kryer vjedhje ne dy lokale është arrestuar dje rreth orëve të hershme të mëngjesit.

“Është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme, të viktimave meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.