75 Mall Live Search
20:10 / E Martë, 14 Mars 2023 / MSH

Sveçla takohet me zëvendës-drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim zëvendës-drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, Oliver Onidi.

Në këtë takim, ministri Sveçla e ka njoftuar Onidin për angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, si pjesë integrale e luftës ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e Republikës së Kosovës dhe të rajonit.

Me rastin e vizitës së Onidit dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, vihet në pah gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat e përbashkëta.