75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / B O

A e zëvëndësoi Guardiola Haalandin për të mos e thyer rekordin e Messit? Flet trajneri

Erling Haaland ka shënuar 5 gola në Ligën e Kampionëve për 60 minuta lojë.

Më pas Pep Guardiola e zëvëndësoi atë duke nxitur dilemën nëse e ka bërë këtë veprim për të mos lejuar norvegjezin që të thyej rekordin e Messit që poashtu kishte shënuar dikur 5 gola në një ndeshje.

Pas ndeshjes trajneri spanjoll është pyetur për këtë dhe ka një përgjigje.

“E di që Haaland barazoi rekordin e Leo Messit, sigurisht që e mbaj mend. Është e pabesueshme ajo që ai e bëri atë për 60 minuta. Erling është i ri ai ka tani një nxitje për të mposhtur rekordin e Messit në të ardhmen. Nëse ai do ta kishte arritur atë në 22 vjeç, ai nuk do të synonte shumë në të ardhmen e tij” ka thënë Guardiola./Indeksonline/