Në qytetin e qetë shumë “zhurëm” në 24 orët e fundit, kush është personi që Prokuroria po e përkëdhelë me vetëm 48 orë në mbajtje

Istogu njihet si një nga qytetet më të qeta në Kosovë. Por, raporti i Policisë për 24 orët e fundit nuk e thotë këtë. Tri raste janë lajmëruar në 24 orët e fundit në Istog në raportin e Policisë.
Një rrahje e nxënsave ka ndodhdur mesditën e djeshme në Istog. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dje poashtu në Istog një kamion me targa vendore ka dëmtuar shtyllën e ndriçimit publik dhe një shtyllë në të cilën kanë qenë të vendosur shenjat e trafikut. Njësiti policor ka dalur në vendngjarje dhe personin e dyshuar mashkull kosovar e kanë shoqëruar në stacion, pas intervistimit me konsultim me prokurorin i njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Një person është arrestuar në Banjë të Istogut ngase i njëjti e ka rrahur motrën e tij. B.Haxhiaj i njohur me nofkën “Zhilli” është recidivist i veprave penale.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “Zhilli” ka shumë vepra penale, por që i njëjti është shëndrruar në të përkdhelurin e Policisë së Kosovës.
Për vjedhje, dhunë, armëmbajtje dhe disa vepra të tjera, Prokuroria e mbanë vetëm 48 orë në mbajtje dhe i njëjti i kthehet përsëri aksionit./Indeksonline/