75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

S’ju lë shenjë mungesa e Munishit, Prishtina kalon në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës

Skuadra e Prishtinës ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-0.

Kreshnik Uka nga penalltia në fundin e pjesës së parë dhe Genc Hamiti në minutën e 53’të shënuan për Prishtinën në këtë duel.

Me këtë fitore, Prishtina kalon tutje në gjysmëfinale, kurse Ballkani eliminohet nga Kupa e Kosovës. /IndeksOnline/