75 Mall Live Search
17:01 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / S Z

MSH dhe Komuna e Shtimes, Memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e QKMF-së

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit, për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë, për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor.

Në një komunikatë për media të MSh-së thuhet se përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimi i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Afati i realizimit të projektit sipas këtij Memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025./IndeksOnline/