75 Mall Live Search
00:02 / E Enjte, 16 Mars 2023 / Gj. Sh

A po largohet Dembele nga Barcelona? Ndjek nga afër ndeshjen e kampionatit anglez

Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka kohë që ka pësuar lëndim, dhe nuk ka mundur të luaj me skuadrën katalanase.

Futbollisti francez, kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes kundër Gironas në fund të janarit, dhe ka mbetur jashtë fushavë që nga ajo kohë, shkruan IndeksOnline.

Së fundi Dembele është para në një ndeshje futbolli, por larg Barcelonës dhe Spanjës.

Ai sonte nka ndjekur nga afër ndeshjen e Championshipit anglez, mes Sunderlandit dhe Sheffield United.

Nuk dihet ende pse Dembele qëndroi sonte në Angli, dhe a po paralajmron një largim të mundshëm nga Barcelona.

Krejt kjo mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit, se ku do të përfundoj francezi gjatë afatit kalimtar veror.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024./IndeksOnline/