Barcelona e interesuar në transferimin e Ilkay Gundogan

Trajneri i Barcelonës, Xavi, tashmë ka kontaktuar lojtarin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, në lidhje me një lëvizje gjatë dritares së verës.
Kontrata e Gundoganit me Manchester Cityn skadon në fund të sezonit dhe është konfirmuar se do të largohet nga Anglia si lojtar i lirë.
Raporti nga AS përmend se kontakti i parë ka qenë pozitiv pasi mesfushori gjerman do të ishte i gatshëm t’i bashkohej katalunasve, edhe nëse do t’i duhej të bënte një ulje page.
Atij do t’i ofrohet një kontratë trevjeçare deri në vitin 2025, nëse gjithçka bie në vend.