Një ditë para takimit në Ohër/ Escobar takon nesër kryeministrin Kurti

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Esocobar do të vij për vizitë gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Escobar pritet të takoj krerët e shtetit.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar për IndeksOnline, se kryeministri Kurti dhe Escobar do të takohen nesër.
Ky takim vjen, vetëm një ditë para takimit të së shtunës në Ohër në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kujtojmë se Escobar ndodhet për vizitë në Serbi.
Pak ditë më parë, Kosovën dhe Serbinë i ka vizituar edhe Miroslav Lajçak./IndeksOnline/