MPB shtyn afatin e publikimit të listave për 100 vendet e punës Zyrtar Administrativ (Vendimi)

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerr vendim për shtyrje të afatit për publikim të listës së kandidatëve fitues për pozitën Zyrtar Administrativ, transmeton IndeksOnline.
Në vendim thuhet: Afati shtyhet për pesë ditë për publikim të listës së kandidatëve fitues për pozitën Zyrtar administrativ për 100 pozita, me nr. 02/2022 shpallur më 21.12.2022 nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të MPB-së në pamundësi të përfundimit të publikimit të listës së kandidatëve fitues për pozitën Zyrtar administrativ për 100 pozita, me nr. 02/2022, shpallur me 21.12.2022 nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të numrit të madh të aplikantëve në intervistë, vendos zgjatjen e afatit për publikim të listës së kandidatëve fitues duke u bazuar në nenin 99 të Ligjit nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative./IndeksOnline/
