75 Mall Live Search
13:27 / E Enjte, 16 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Saimir Tahirit i vdes babai, shkruan një letër emocionuese

Ish-ministri i Brenshëm, Saimir Tahiri ka marrë një lajm të hidhur. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se i ka vdekur babai.

May be an image of text

Postim i plotë:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua  me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Njoftim nga Familja:

Varrimi bëhet nesër datë 17 Mars, ora 11:00

Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302