75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 16 Mars 2023 / MSH

Rrotullohet një veturë në fshatin Miresh

Një aksident trafiku ka ndodhur në aksin Gjilan-Kamenicë, më saktësisht në hyrje të fshatit Miresh.

Si pasojë e aksidentit, një veturë është rrotulluar dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.