Katër muaj nga vdekja e Bajram Rexhepit, vajza e tij e kujton me fjalë prekëse
Sot janë bërë katër muaj nga vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
E pikërisht sot ka qenë vajza e tij Vanesa, e cila e ka kujtuar me fjalë mjaft prekëse ditën kur u nda nga jeta babai i saj.
“Dite e zymt sot bab me re,pa asnje rreze dielli..ftoft sikur shpirti im pa ty.#4”, ka shkruar Vanesa
Kujtojmë që Bajram Rexhepi, i kishte lën një amanet vajzës së tij gjatë një interviste televizive, duke i premtuar se nuk do të vdes deri sa të martohet.
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare në një spital në Turqi në muajin gusht të këtij viti.
Jeta e Bajram Rexhepit ishte e lidhur me mjeksinë, për cka ishte ishte përcaktuar qysh herët. Ai studioi për këtë drejtim në Universitetin e Prishtinë e më pas edhe në atë të Zagrebit, dhe u kthye në Mitrovicë që të punoi si kirurg.
Në këtë cilësi, mjeku i luftës shëroi fshehtas plagët e lufetarëve të UÇK-së në kohën kur pak kush dinte për ekzistencën e kësaj ushtrie.
Përfundimi i luftës e gjen Rexhepin sërish me mantilin e bardhë si doktor në Mitrovicë, aty ku fundi i luftës nuk solli fillimin e paqes.
Ishte shumë i lidhur me zanatin e kirurgut që e shndërroi atë edhe në humanist dhe atë do ta linte vetëm nëse interesi i Kosovës kërkonte anagzhimin e tij diku tjetër.
Dhe kështu ndodhi.
Me 13 dhejtor të vitit 2001, Rexhepi u pa si figura me unifikuesë për ta udhëhequr një qeveri me bazë të gjerë; e para në Kosovën e lirë.
Politikani me qetësinë qe e ka karakterizuar, ka arritur ta udhëheq një qeveri e cila përballej me mungesë kompetencash dhe me kërkesa të shumta të një shoqërie e sapo dal nga lufta.
Duke e përdorur këtë tiparë, Rexhepi ka treguar edhe guxim prej lideri duke u bër ndër të paktët politikanë të kohës doli në mes të turmës për të ndalur protestat e marsit 2004.
Përballja me turmen protestuese e kishte ndjekur Rexhepin edhe në kohën kur pas lufte udhëheqte Mitrovicën si kryetar i këshillit bashkiak.
Ishte viti 2007, kur Rexhepi rizgjidhet sërish me votën e qytetarëve zgjedhet kryetar i Mitrovicës këtij qyteti që pothujase ishte ndarë në dy pjesë.
Por Bajram Rexhepi siguronte banorët e qytetit se ndarja nuk do të ndodhë;
Dhe për ta mbështetur një qëndrim të tillë, Bajram Rexhepi në cilësinë e Ministrit të Brendshëm në bashkëpunim me institucionet tjera në vitin 2011, nisën për në Veri njësitë speciale të Policisë së Kosovës në një aksion që do mbahet mend si një organizm shtetëror për ta kthyer sovranitetin në veri.
Kur gjerat nisën të shkojnë në vendin e duhur, Rexhepi filloi të largohet nga jeta politike.
Ishte një arsye e fortë që e detyroi Rexhepin ta bëjë këtë veprim i cili do merret vesh tek pas shërimit, kur ai tregon se për një kohë kishte pasur probleme serioze më shëndetin.
Njeriu që me vullnetin e dëshmuar arriti ta mposhtë një sëmundje të rëndë, do përballet me vonë me një tjetër sulm; kësaj radhe në tru.
Sapo kishte përfunduar orarin e punës në spitalin e Mitrovicës, kur ai përjeton një goditje cerebrale.
Dërgimi me urgejncë në QKUK dhe interevenimet e specilistëve më më zë në Kosovë nuk tregoi rezultate.
Ish-ministri i Qeversë së Kosovë u dërgua në Turqi për mjekim, por goditja cerebrale ishte më e fuqishme se cdo përpjkeje e mjekësve dhe dëshirës së familjes dhe miqëve për ta mbajtur në jetë njeriun i cili në prill kishte mbushur 63 vjet.
Bajram Rexhepi që la pas gruan Shpresen dhe vajzën Vanese, vdiq të hënën në orën 10:00, duke marr me vete një premtim që ia kishte dhënë vazjës së tij: “vazja ime nuk do të vdes…..”.