75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 17 Mars 2023 / L K

Një ditë para takimit të madh në Ohër/ Ky është mesazhi i fundit nga presidentja Osmani dhe emisari Escobar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se pritshëmritë e saj për takimin në Ohër janë se marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete për Kosovën.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në dialogë me përkushtim të  plotë dhe qasje konstruktive, siç ka bëre përgjatë gjithë këtij procesi e sidomos tani duke kuptuar momentumin e rëndësishëm që paraqet takimi në Ohër. Ne besojmë fortë se një  marrëveshje të drejtë e të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë  për të siguruar paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon. Kosova shkon drejt Ohrit më këtë më mendësi më një shpresë për një rezultat pozitiv”, ka thënë Osmani.

Ajo gjithashtu tha se çdo tendencë nga Serbia për të penguar këtë marrëveshje nëpërmjet kushtëzimeve mund ta dëmtojë procesin e dialogut.

“Rrjedhimisht do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euroantaltike, do të sigurojë integrimin gjithëpërfshirës të komunitetit serbë të Kosovës në institucionet e Republikës, kjo do të rezultojë më shpërbërjen efektive të  njëhershme të gjitha strukturave ilegale të Serbisë”, theksojë Osmani.

Osmani tha se kjo marrëveshje përfshinë parime të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshje të cilat do ta shtrojnë rrugë drejtë njohjes reciproke.

Ndërsa, i dërguarin Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh optimist se nesër do të këtë rezultate pozitive sa i përket takimit mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të  Kosovës.

“Mirëpres shumë takimeve produktive në Ohër së bashku me Presidentin  e Serbisë dhe Kryeministrinë e Kosovës. Ne kemi për qëllim që  të mbështetim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonin dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbisë që të bëhën anëtare të plotë të komunitetit euroatlantik.

Escobar ndër tjerash theksojë së propozimi evropian mundëson mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve të rëndësishme të rajonit./IndeksOnline/