75 Mall Live Search
17:00 / E Premte, 17 Mars 2023 / AR

Përleshje mes JLo dhe Ben Affleck? Aktori shuan kureshtjen e madhe

Ben Affleck më në fund ka treguar arsyen se pse dukej i mërzitur gjatë ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Në klip që u bë viral dukej që aktori nuk po kalonte mirë, transmeton Indeksonline.

“Nuk ishte kështu”, tha aktori amerikan për revistën “The Hollywood Reporter”.

Sipas Affleck, ka pasur thashetheme që ka qenë i hidhëruar me gruan JLo, por që këto lajme janë të rreme.

Në videon që po qarkullon duket se çifti po grinden, por ai tha se fliste për një shaka që donte të luante me prezantuesin Trevor Noah.

Video gjithashtu u shpërnda në mediat sociale dhe mediat amerikane madje patën një ekspert të gjuhës së trupit dhe një lexues buzësh. Të dy arritën në përfundimin se të dy nuk po kalonin mirë.

Sipas Affleck, ai imazh nuk është i saktë, ai thotë se është argëtuar shumë./Indeksonline/