75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 17 Mars 2023 / AR

Naomi Campbell kritikohet keq për photoshop

Të gjithë (ose të paktën shumica prej nesh) i editojnë fotot. Nga FaceApp te filtrat në TikTok dhe Instagram – sot ka qindar mënyra për të ndryshuar tipare të fytyrës, trupit, flokëve dhe gjithçka tjetër.

Megjithatë, kur këtë e bën një personazh i njohur e mbi të gjitha një supermodele si Naomi, njerëzit sigurisht që do të flasin. Veçanërisht kur editimi është jo vetëm shumë i dukshëm, por ndoshta edhe pak i frikshëm.

Campbell ishte e pranishme në Oscars 2023 dhe postoi një seri fotosh në Instagramin e saj.

Njerëzit që i panë, i krahasuan ato me fotografitë origjinale nga “after-party” i Vanity Fair dhe ndryshimi është i habitshëm.

(FOTOJA E PAEDITUAR)

Duket e çuditshme që kaq shumë njerëz u interesuan për një incident të tillë, por ky postim ka një element mjaft serioz.Pas publikimit të fotos origjinale, Naomi Campbell kritikohet keq për (REDAKTUAR NGA NAOMI CAMPBELL DHE POSTUAR NË INSTAGRAMIN E SAJ)

Nëse dikush që dikur ishte një supermodele po i redakton fotot e saj për t’u dukur më mirë, atëherë çfarë shansi kanë vajzat e reja “të zakonshme” në epokën dixhitale, ku çdo gjë po na kërkon të shkojmë drejt imazhit perfekt.

“Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se i duhet kjo”, ka komentuar dikush nën foto.

Një tjetër shkroi:

“Mendoj se kjo është ajo që ndodh kur e gjithë jeta juaj rrotullohet rreth pamjes.”