75 Mall Live Search
21:21 / E Premte, 17 Mars 2023 / MSH

Kurti bisedon me Këshilltarin e lartë të DASh-it për takimin e nesërm

Pas arritjes në Ohër, para takimit të nesërm të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fasilituar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

U bisedua për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet Euro-Atlantike dhe sigurinë. 

Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme.

Ai falënderoi z. Chollet për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.