Mancini publikon listën e Italisë për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Maltës

Trajneri i Italisë, Roberto Mancici, e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet kualifikuese të muajit mars, për Kampionatin Evropian Euro 2024.
Tre futbollistë janë ftuar për herë të parë të veshin fanellen e kombëtares Azure, shkruan IndeksOnline.
Wladimiro Falcone, portier i Lecces, qendërmbrojtësi Alessandro Buongiorno (Torino) dhe sulmuesi Mateo Retegui (Tigre), janë tre emrat surprizë të Mancinit.
Italia do të përballet me Anglinë me 23 mars ndërsa tre ditë më vonë do të luaj kundër maltës./IndeksOnline/